"BMW" humb kontrollin dhe futet në oborrin e gjykatës së Dibrës, plagosen roja private dhe shoferi

Një aksident rrugor ka ndodhur brenda oborrit të gjykatës  së shkallës së parë Dibër, duke lënë të plagosur dhe rojen private.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Peshkopisë, ku shtetasi Ferit Sula duke drejtuar automjetin  tip 'BMW',  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti  ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

"BMW" humb kontrollin dhe futet në oborrin e gjykatës"BMW" humb kontrollin dhe futet në oborrin e gjykatës"BMW" humb kontrollin dhe futet në oborrin e gjykatës"BMW" humb kontrollin dhe futet në oborrin e gjykatës