DETAJI/ Pengmarrja e Ersidës, Nëna e dy fëmijëve mbahej peng nën kërcënimin e thikës, e kanoste për jetën e familjarëve

Ersida, nëna e dy fëmijëve është mbajtur peng për 7 ditë dhe nën kërcënimin e thikës është detyruar të jetojë me pengmarrësin.

30 vjeçarja rezultonte e zhdukur prej 25 korrikut 2022 kur bashkëshorti i saj kishte bërë denoncimin në polici dhe fotoja e gruas u shpërnda nëpër rrjete sociale për të kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Denoncimi në polici 

Tmerri përfundoi mbrëmë (1 gusht 2022) kur çifti kishte vendosur të bënte denoncimin në polici të pengmarrësit Marius Musaku. 

Arrestimi i 32 vjeçarit nga Lushnja u bë pas kallëzimit të bashkëshortëve, banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi Marius Musaku i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme Ersidës "duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një banesë e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj” informoi policia e Durrësit.

Nuk ishte pengmarrja e parë

Pengmarrja e Ersidës nuk ishte e para. 32 vjeçari ishte  dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, Marius Musakun për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”

Ersida ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. 

DETAJI/ Pengmarrja e Ersidës, Nëna e dy fëmijëve mbahej peng
Ersida.D