Ndërtuan pa leje një mol dhe hodhën materiale inerte në det, arrestohen tre persona në Vlorë
Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi kishin ndërtuar pa leje një mol pluskues në lagjen "Pavarësia 2", Lungomare ndërsa hidhnin në det dhe materiale inerte.
Për këtë u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale "Menaxhimi i mbetjeve" dhe "Ndërtimi i paligjshëm", i shtetasve: Farudin Zykaj 45 vjeç, Gjergji Metushaj 36 vjeç, dhe Lavdi Xhelilaj 65 vjeç, të tre banues në Vlorë.
"Shtetasit F. Z. dhe Gj. M. dyshohet se kishin kontraktuar shtetasin L. Xh., shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente," thuhet në njoftimin e Policisë.
Nga informacionet e marra nga gazetari i Ora Neës shtetasit Farudin Zykaj dhe Gjergji Metushaj dyshohet se kishin kontraktuar shtetasin Lavdi Xhelilaj shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.
Pak ditë më parë nga ana e IKMT është bërë dhe çmontimi i një strukture metalike me të cilën Zykaj dhe Metushaj kishin dëmtuar dhe Lungomaren dhe duke u gjobitur për këtë, por duket se përsëri dy personat ditën e djeshme kanë hedhur në det midis të tjerave materiale të rrezikshme për detin të marra pranë OSHEE-së në qytetin e Vlorës.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.