Veliaj s'pyet për garë, tre prokurime me vetëm një pjesëmarrës në bashkinë Tiranë. Oferta sa fondi

Bashkia e Tiranës nuk ndalon tenderat pa garë. Janë tre prokurime ku rezulton se ka pasur vetëm një pjesëmarrës që detyrimisht janë shpallur dhe fitues. Edhe pse oferta e bërë ka qenë thuajse e barabartë me fondin limit, institucioni i drejtuar nga veliaj i ka konsideruar edhe dokumentet e sakta.

Në tenderat e bashkisë së Tiranës rrallë gjen që në garë të ketë konkurrent. Madje edhe pas paralajmërimit të kryeministrit se do të marrë masa për rastet kur nuk ka pjesëmarrës, institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj nuk ka ndryshuar. Vetëm në buletinin zyrtar të publikuar sot janë tre raste

Tirana parking në Zhvillimn e Platformës për Metodat Alternative të Pagesave të Parkimit ka ofruar dhjetë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e gjashtë milionë lekë.  Në garë ka marrë pjesë vetëm “INET ALBANIA” dhe detyrimisht rezulton edhe fitues duke dhënë një oferte thuajse të përafërt me fondin limit.

Edhe Ujësjellës Kanalizime për Rinovimin e Suportit të Infrastrukturës Qëndrore me fond limit 20 milione lekë ka shpallur fitues pjesëmarrësin e vetëm në garë. Kështu  C.C.S sh.p.k ka ofruar rreth nëntëdhjetë million e tetëqind e tridhjetë e shtatë mijë lekë, duke qenë se nuk ka pasur pjesëmarrës ka marrë dhe mirartimin nga institucioni në varësi të Erion Veliajt.

Edhe te Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit është e njëjta situatë. Për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit ka marrë pjesë vetëm ALSTEZO me ofertë pesë milion e dyqind e njëmbëdhjetë mijë e njëqind lekë. Automatikisht ky subjekt ka fituar edhe prokurimin.

Por ndërsa në rastet kur ka vetëm një pjesëmarrës, edhe kriteret konsiderohen të plotësuara, në shumë raste kur ka disa kompani pretenduese, skualifikohen ato që kanë ofertën më të ulët, e shkak bëhen kriteret.