Meta u përfol si bashkëpunëtor i Sigurimit. A do ti votojë Partia e Lirisë 4 nismat për dekomunistizimin?
Gjatë deklaratës për mediat Meta foli dhe lidhur me qëndrimin që do të mbajë Partia e lirisë sa i përket 4 nismave që ndodhen në Kuvendin e Shqipërisë për dekomunistizimin.
Gazetari: Gjatë ditës së sotme PD ka depozituar një dosje ku vijon nisma për dekomunistizimin. A do ti votojë Partia e Lirisë 4 nismat që sot ndodhen në Kuvendin e Shqipërisë në këtë drejtim?
Ilir Meta: Partia e Lirisë jam i sigurtë do të votojë çdo nismë që synon transparencën për çështjet e së kaluarës të Sigurimit të Shtetit, për çështjet e dekomunistizimit edhe për çdo çështje tjetër por Partia e Lirisë është e qartë se problemi numër 1 i vendit është dekorruptimi, dekorruptimi. E në radhë të parë dekorruptimi i opozitës e cila përdoret nga maxhoranca për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni galopant, nga vrasësi i shtetit të së drejtës. Nga vrasësi i interesit publik, nga interesi i atyre që po largohen nga Shqipëria. Partia e Lirisë çdo ditë do ti shërbejë dekorruptimit, të shtetit, të qeverisjes, në nivel qendror e vendor.
