"Ballkani i hapur shmang luftën" Rama: Me armiqtë bëhet paqja me miqtë sherri
Kosova dhe tensionet në veri të saj me serbët morën të gjithë vëmendjen e konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama dhe homologut Spanjoll Pedro Sanchez sot paradite (1 gusht 2022). Pavarësisht se është ky shtet i pavaruar që ndan Tiranën dhe Madridin në qëndrimet e tyre, pasi Spanja është një nga 5 vendet e BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për shkak të interesave të politikës së saj të brendshme.
Pedro Sanchez: Spanja dhe Shqipëria, mund të kenë dhe ndryshimet e veta, mund të kenë dhe mosmarrëveshjet e veta. Ne këtë gjë kemi sepse ne mendojmë që një deklaratë e njëanshme për pavarësi, - ky është mendimi, opinioni i qeverisë spanjolle, me gjithë respektin që kam për opinionin e qeverisë shqiptare, - por ne mendojmë që është shkelur e drejta ndërkombëtare, ndaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. Me gjithë respektin që kemi për popullin shqiptar, por një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare.
Mes Aleksandër Vuciç dhe Albin Kurti, për tensionet në veri të Kosovës , Edi Rama i ka dhënë të drejtë qeverisë së Kosovës, pavarësisht që sipas tij propozimi i ambsadorit amerikan në atë situate ishte zgjedhja më e mirë.
Edi Rama: "Unë e mbështes 100% qeverinë e Kosovës dhe i mbështes 100% autoritetet në Kosovë që kërkojnë që marrëveshja të zbatohet. Nuk kam asnjë dilemë për këtë.
Por ai kishte edhe një këshillë për mikun e tij, Presidentin serb që të heqë dorë nga iluzionet.
Edi Rama: Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd dhe presidentit të Serbisë të mos ushqejë me asnjë lloj alibie, apo justifikimi grupe të caktuara në veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeve që është e vlefshme për tu zbatuar edhe për ti dhënë më shumë besueshmëri dialogut Kosovë-Serbi" \
Të dy kryeministrat mendojnë që siguria në Ballkanin Perendimor është e brishtë dhe ekspozuar ndaj çdo rreziku, por zgjidhja sipas tyre është dialogu.
Pedro Sanches: "Duke bërë politikë siç komentoi dhe kryeministri shqiptar, duke bërë politikë të mirë, duke menduar për brezat e ardhshëm dhe çfarë hapësirash do t’u lëmë atyre bashkëpunimin, paqen në mund të bëjmë një punë të mirë. Madje mund të reduktojmë oportunitetet që ka Putin për të avancuar me invazionin e tij. Në lidhje me çështjet e tjera në plan kombëtar lidhur me dialogun është i rëndësishëm dhe ky dialog.
Edi Rama: Rrugën e paqes me rrugën e luftës në situata të trashëguara si kjo e jona i ndan një fije peri.
Ndërsa Shefi i qeverisë shqiptare mendon se ka edhe mekanizmin në duar për të mos e çuar rajonin drejt një lufte të mundhsme, Ballkanin e Hapur.
Edi Rama: "Këto situata tregojnë pikërisht pse Kosova duhet të vijë dhe të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur. Me armiqtë bëhet paqja me miqtë bëhet sherri"
Ministrat e Brendshëm të Sapanjës dhe Shqipërisë firmosen edhe një marrëveshje të përbashkët për luftën ndaj krimit të organizuar, pjesë e detyrave të Tiranës zyrtare në rrugën e integrimit të Shqipërisë.

