Me armë rrugëve të Tiranës, arrestohet 1 person, procedohen penalisht 2 të tjerë

Një 33 vjeçar është vënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e policisë janë informuar se në rrugën "Myslym Keta", në një automjet, qarkullonin persona të armatosur.

Si rezultat përmes finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Driver” është arrestuar 33 vjeçari me inicialet  V. H. (R)., banues në Tiranë.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit 41 vjeçari mer inicialet I. R., dhe 33 vjeçari me inicialet B. Z.

“Në rrugën "Myslym Keta", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. H. (R). dhe pasagjerë shtetasit I. R. dhe B. Z. Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.