Fier, 26 vjeçari hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 1 Gusht 2022, 14:01
Një 26 vjecar është hedhur nga kati i katërt i pallatit duke ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme.
"Sot rreth orës 11:50, në lagjen "1 Maji", Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. D., 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë," njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.