“Situatë problematike me zjarret”, Rama: Aty ku nuk reagohet vetëm me një telefonatë ka më pak dëme
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi kryetarët e bashkive se muaji gusht do jetë sfidues sa i përket rasteve të zjarreve. Në takime me drejtuesit vendorë, kreu i Qeverisë kërkoi angazhim të shtuar, dhe jo në rastin më të parë të kërkojnë ndihmën nga ajri.
Edi Rama: Aty ku pushteti vendor reagon në mënyrë proaktive dhe nuk bën thjesht ngritjen e telefonit dhe lajmërimin 'hej shiko se këtu ka ardhur një zjarr, çoni helikopterin helikopterin', aty kemi më pak dëme. Ndërkohë kjo historia e helikopterit është histori që duhet kuptuar mirë.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u shpreh se në sfidën përballë zjarreve, do të ishte e domosdoshme që bashkitë të funksionojnë me rrjet vullnetarësh.
Niko Peleshi: Nëse angazhojmë grupe vullnetarësh po themi një grup prej 4 a 5 personash, në çdo fshat nuk ka mundësi që të dorëzohemi pastaj dhe të presim ndihmë vetëm nga ajri. Baza ligjore për vullnetarët nga viti i kaluar është e miratuar.
Zjarret e javëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ku rasti më i rëndë ishte ai në Ishullin e Sazanit. Deri më tani, ndihma nga ajri ka ardhur vetëm nga ndërhyrja e vendeve fqinje.