Të jemi alert, Peleshi ju kujton ligjin kryebashkiakëve: Ju detyron të veproni në një emergjencë të bashkisë ngjitur
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ju ka rikujtuar kryetarëve të bashkisë ligjion për emergjencat civile duke ju thënë që nga ligji ato janë të ngarkuar që të veprojnë në një emergjencë të bashkisë ngjitur sikur emergjenca në territorin e tyre.
Ai ju la dhe porosi që të bashkëpunojnë dhe të gjithë të jenë alert, madje ju kërkoi që dhe pushimet të mos i realizojnë gjatë gushtit me qëllim që të jenë në gadishmëri të situatave emergjente.
Niko Peleshi: Ligji ju detyron të veproni në një emergjencë të bashkisë ngjitur sikur emergjenca të ishte në territorin tuaj. Mes hezitoni të dërgoni trupat zjarrfikëse trupat mbështetëse, mjetet tuaja zjarrëfikëse sikur të ishte zjarri në derën tuaj. Pse e them këtë? Ka bashki ku kjo funksionon perfekt por kemi shkuar dhe kemi gjetur së pari zjarrfikëset e bashkisë kufitare dhe pastaj të bashkisë ku ka rënë zjarri. Ashtu sikundër ka bashki të tjera që fikin telefonin dhe thonë nuk është zjarri im dhe nuk përgjigjen. Nëse do të bashkëpunojmë siç duhet, forcat e armatosura janë në mbështetjen tuaj. Shumë herë kjo kuptohet që nga toni me të cilin kryetari i bashkisë që merr në telefon për helikopterin pa lëvizur as gishtin vetë dhe në ndonjë rast edhe nga plazhi. Kam shkuar dhe vetë unë aty vitin e kaluar, kam pyetur dhe kanë thënë jam në plazh. Sugjerimi do të jetë që të gjithë të jemi alert, të mos mungojmë kur ka emergjenca, pushimet ti bëjmë në plazh.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri. Nga te cilat janë shuar 20 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.