Shkoza "digjet" për ujë, rruga e Malësorëve me 30 minuta furnizim në ditë

Mungesa e ujit të pijshëm e ka bërë tejet të vështirë jetesen e banoreve të Shkozës. Ata thone se prej ditësh nuk kanë pasur asnje pike uje dhe me pas furnizimi vetem me 30 minuta ne dite, nuk u mjafton as per te mbushur enet rezerve.

Prej ditësh banorët në Shkozë në rrugën e Malësorëve po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

"Kur erdha pardje nuk kishte. S'kam ujë të shkoj të lahem tani. Mbaron depozita me enët…Nuk ka fare ujë. Kaq i thuaj Erion Veliaj që na merr lekët kot. 50 mijë lekë na merr për ujin dhe ujë s'ka fare. Këtu ka marrë fund o shoku im" thotë një banor.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pas ankesave në UKT u bë i mundur furnizimi vetëm 30 minuta.

"As 20 minuta, ska presion fare," thotë ai.

Banorët thonë se uji s’ka presion dhe nuk arrijnë të mbushin as enët rezervë.

"Me depozitë, vendosim pompat se po s'ke ato nuk ke as ujë," tha një banore.

"Ujë duhet të ketë 24 orë. Kur vjen e mbushim dhe e fusim në frigorifer," thotë një banor.

Faturat i paguajnë por shërbim që marrin ështe minimal.

"S'më vjen fare ujë. Bashkisë i them të na sjelli ujin.

Të na sjelli ujë qeveria," thonë ata.

Ata apelojnë për ndihmë pasi nuk mund te bejne dot pa uje sidomos në këto ditë të nxehta ku temperaturat kapin vlerat e 36gradë celcius.

Shkoza "digjet" për ujë, rruga e Malësorëve me 30

Shkoza "digjet" për ujë, rruga e Malësorëve me 30

Shkoza "digjet" për ujë, rruga e Malësorëve me 30

Shkoza "digjet" për ujë, rruga e Malësorëve me 30

Shkoza "digjet" për ujë, rruga e Malësorëve me 30