Lagjja Pavarësia në Vlorë e "harruar” pas Lungomares, banorët: Çakull për vota

Përtej qendrës së qytetit ende shumë lagje të Vlorës vuajnë mungesën e investimeve. Banorët e Rrugës Ibrahim Shyti në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, denoncojnë se te vetmet ndërhyrje aty janë disa makina çakull në rrugë para votimeve, skenar që përsëritet sa herë ka zgjedhje.

Kjo është gjendja e rrugës “Ibrahim Shyti” në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, jo më larg se 1 kilometër nga Lungomare, bulevardi “krenari“ e qytetit.

Banorët në verë ecin mes pluhurit dhe në dimër mes baltës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Edhe këtu duhet të bëhet se dhe ne njerëz jemi, duam të kalojmë në një rrugë të pastër e të mos bëhemi.

Kjo është bërë katraurë. Ne ikëm nga fshati dhe erdëhm në fshat prap," thonë banorët.

Çakulli thonë i mbush gropat vetëm në kohën kur partia në pushtet u kërkon votat për deputetët apo kryebashkiakun e radhës.

"U hodh një makinë zhavorr dhe asgjë më tjetër," thonë ato.

Investimet për të ndryshuar gjendjen mbeten premtime më pas.

Të zgjedhurit me votë thonë banorët zhduken dhe ata detyrohen të vazhdojnë te jetojnë me të njëjtat halle.

"Deputeti sa erdhi që mori votat dhe nuk u duk më. Se pa nëna më," thotë një banore.

Kërkesat ndër vite thonë se kanë rënë në vesh të shurdhët ndaj kanë humbur shpresën se gjendja aty do të ndryshojë.

"Unë them këtu u bëftë, por këtu s'ka për tu bërë se këtu vuajnë vetëm për veten e tyre," thotë banorja.

Bashkia e Vlorës as në buxhetin e vitit 2022 nuk ka planifikuar asnjë investim për këtë pjesë të qytetit, që edhe për shkak të godinave të vjetra të braktisura, duket si zonë lufte.