“S'të vjen zor që zihesh me gra?”- Doli të mbronte qytetaren pas sherrit për parkimin, mësuesi gjeti vdekjen nga grushti i fqinjit

Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 56 vjecarit Nikolin Staka në Tiranë mbrëmjen e 30 korrikut.

Staka me profesion mësues, banonte prej një muaji në Tiranë, ndërsa më parë mendohet se ka jetuar në Belgjikë.

Ndersa personi që po shihni në foto është Alban Meneri autori i dyshuar i vrasjes.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Ora News, ai ka parë nga ballkoni i katit të dytë i banesës që shtetasi Alban Meneri po debatonte me një grua për parkimin, dhe ka ndërhyrë.

"Ça bën s'të vjen zor që zihesh me gra," i ka thënë viktima.

Ndërkohë Meneri është revoltuar dhe i ka kërkuar që të zbresë poshtë.

"Zbrit poshtë se ta tregoj unë," i ka thënë autori.

Në momentin që viktima ka zbritur poshtë ai e ka goditur me grushte nga ku dhe ka humbur jetën, ndërsa autori është larguar.

Ai dyshohet se ka humbur jetën në shtëpi nga hemorragjia.

“S'të vjen zor që zihesh me gra?”- Doli të
Autori i dyshuar i ngjarjes Alban Meneri