Ilir Meta: Gushti një stuhi e vërtetë e denoncimeve të mirëfaktuara

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një deklaratë për mediat bëri me dije se Brisida Shehaj do ët jetë zv. kryetarin e Partisë së Lirisë.

Ai tha se Shehaj do të jetë koordinatore kombëtare e luftës kundër korrupsionit dhe të drejtojë të gjithë punën e strukturave në nivel kombëtar e rajonal e vendor që gushti të jetë një stuhi e vërtetë e denoncimeve të mirëfaktuara të mirëargumentuara

Ilir Meta: Dua t’ju bëj publike se së bashku me zv.kryetarin e Partisë së Lirisë kemi vendosur që Brisida Shehaj të jetë koordinatore e kombëtare e luftës kundër korrupsionit dhe të drejtojë të gjithë punën e strukturave në nivel kombëtar e rajonal e vendor që gushti të jetë një stuhi e vërtetë e denoncimeve të mirëfaktuara të mirëargumentuara në këtë drejtim dhe të përfshirjes së të gjithë qytetarëve dhe të gjithë nënpunësve, njerëzve me integritet që janë ende nëpunës të shtetit dhe janë ende në zyra të shtetit e janë dëshmitar të këtyre vjedhjeve të rënda që ndodhin çdo ditë.

“Nesër do të kemi konferencën e parë në këtë drejtim. Do të kemi aktivitete aty ku cënohen të drejtat e qytetarëve shqiptarë dhe interesi publik”, shtoi meta.