Tiranë/ Burri vdes nga grushtet në qafë, u godit nga fqinji
Policia e Tiranës arrestoi 51 vjecarin Alban Meneri i cili ka goditur me grushta 56 vjecarin Nikolin Staka që më pas ndërroi jetë. Sipas policisë shkak dyshohet të jetë berë sherri per nje vend parkimi mes autorit te ngjarjes se nje gruaje, ndersa viktima kishte nderhyre per te qetesuar situaten.
Alban Meneri mbremjen e 30 korrikut u përfshi në një sherr me 56 vjeçarin Nikolin Staka duke i shkaktuar atij plagë të rënda e për pasojë vdekjen.
Prej vitesh Alban Meneri jeton në këtë lagje te zones se 21 dhjetorit ne Tirane. Shkak per konfliktin është bërë një vend parkimi. Sipas informcaioneve Meneri duke preteduar se e ka pronë të vetën ka debatuar me një parukiere për makinën, e cila ka dyqanin poshtë pallatit.
Në atë moment nga banesa ka dalë Nikolin Staka duke i thënë Menerit që të mos bëntë debat me me gra. Por kjo fjalë ka pershakllezuar edhe më shumë sitatën teksa Staka ka zbritur poshtë për ta qetsuar por është përballur me dhunën e Menerit. Burimet bëjnë më dije se 56 vjecari ka ndërruar jetën sipasoje e hemoragjisë së brendshmë.
Nikolin Staka me profesion mësues prej 1 muaji kishte ardhur me banin në atë lagje. Pronarja e shtëpisë së Stakën, Mimoza Krasniqi ka treguar momentet e konfliktit me fund tragjik
Sipas Krasniqit autori i këtij sulmi është agresiv me të gjithë banorët e lagjes e ndërsa shprehet se para disa viteve ai ka dhunuar dhe burrin e saj.
Burimet bëjnë më dijë se Alban Meneri është preson me precedent penal kryesisht i donocuar më dhunë. E ndërsa në lidhjë më vdekjen e Nikolin Stakës prokuroria e ka klasifikuar plagosje e rëndë me dashje duke shkaktuar vdekjen.


