"Arrestoni Erion Veliajn!" Aleanca padit në SPAK kreun e Bashkisë së Tiranës
Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj dergohet ne SPAK nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit. Në kallëzimin penal thuhet se hapja e garës për ndërtimin e Teatrit të ri është antikushtetues.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paditi sot (1 gusht) në SPAK kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për hapjen e garës së Teatrit te Ri kombetar.
Ndërkohë që ende nuk është ekzekutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e Aleancës, sipas avokates Adriana Kalaja, kanë kërkuar marrjen e masës së sekuestros preventive mbi truallin dhe projektin e "Bjarke Ingels".
Adriana Kalaja: Ne këtë deklaratë të Veliajt e shikojmë jo vetëm shpërdorim detyre në kuptimin e veprës penale por dhe si një sfidë dhe injorim që Veliaj në kundërshtim me detyrën që mban i bën Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK ndaj të cilit ne kemi kallëzuar dhe po hetohen disa vepra penale me disa objekte të ndryshme të konsumuara nga zoti Veliaj.
Sipas Kalasë, projekti është korruptiv dhe SPAK duhet të hetojë jo vetëm pronën e teatrit, por edhe shkelje të tjera penale.
Adriana Kalaja: "Në këtë rast mbase SPAK zgjohet dhe heton edhe incineratorin e Tiranës, vrasjen e Ardit Gjoklajt, lidhjet e Veliajt me Ndraghetën dhe shumë vepra të tjera penale për të cilat Erjon Veliaj I ka dosjet kapicë në SPAK”
Sipas Aleances per mbrojtjen e Teatrit Projekti i Bjarke Ingell është korruptiv dhe tashmë i regjistruar në SPAK që në korrik të dy viteve me pare, dhe po ashtu vendimi i Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar u dërgua në Prokurorinë e Posaçme ne qershor të 2020-ës.
