Durrës, po ndihmonte një 24-vjeçare të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohet kosovari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2022, 11:50
Një 31-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë në Durrës.
Ai u kap në flagrancë teksa ndihmonte një person të kalonte kufiorin në mënyrë të paligjshme.
“Është arrestuar 31 vjeç me inicialet E. B, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi u kap, në PKK Port Durrës, duke ndihmuar shtetasen M. S. që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme”, njofton policia.
Gjithashtu nisi procedimi penal për 24 vjeçaren me inicialet M. S, banuese në Gjakovë, Kosovë, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
