Rrahën me grushte e sende të forta tre persona në Himarë, policia shpall në kërkim babë e bir

Babë e bir janë shpallur në kërkim nga policia pasi kanë dhunuar me sende të forta tre persona në Himarë.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa në kërkim është shpallur dhe një person i tretë i pranishëm në momentin e sherrit, për moskallëzim krimi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia raporton se tre personat e dhunuar, me banim në Tiranë po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. K., 57 vjeç dhe K. K., 30 vjeç (babë e bir), pasi dyshohet se, në Dhërmi, kanë dëmtuar me sende të forta dhe grushte, për motive të dobëta, shtetasit N. L., 31 vjeç, G. D., 40 vjeç dhe O. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 28 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe nuk ka kallëzuar ngjarjen. Punohet për kapjen e autorëve," njofton policia.