Rritet numri i personave që kanë hyrë në pikat kufitare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2022, 11:40
Prej fundjavës në pikat kufitare ka një rritje të lëvizjeve kryesisht të emigrantëve që kthehen me pushime.
Gazetarja e Ora News Iris Rezhda raporton se deri më tani në doganën e Kapshticës nuk ka radhë pasi po punohet me tre sportele në hyrje dhe tre në dalje.
Rritja e çmimeve është një problem.
Situata është e normalizuar. Në 24 orët e fundit janë futur 4219 shtetas në Shqipëri dhe kanë dalë 3566 shtetas.
Në doganën e Qafë Thanës vërehet një lëvizje më e pakët, ku raportohet se kanë hyrë 3172 shtetas dhe kanë dalë 1880 shtetas.
