Sërish offline e-Albania, AKSHI njofton operacion mirëmbajtje, reagon Vasili: Korrupsioni qindra mln euro, rezultati zero

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën të ditur se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.

Në njoftimin për mediet, AKSHI sqaron se kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online.

AKSHI kërkon mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar deputeti Petrit Vasili. Sipas tij, korrupsioni i Qeverise se Rames ka vjedhur qindra milion euro per sherbimet online ndërkohë që rezultati është zero.

Vasili thotë se SPAK duhet te bente naten e dite per te hetuar grabitje e qindra milion euro me tendera per gjoja sherbimet online te qeverise, qe kane bere te kunderten dhe kane tronditur kryq e themel çdo siguri te ketij vendi.

Vasili: Sot njoftohet nga Qeveria perseri bllokimi i sherbimeve publike on-line. Ku shkuan qindra milion euro investime, inaugurime dhe fjalime idiote kilometrike te Edi Rames.

Ku vajti revolucioni digital i Edi Rames, qe perfundoi ne revolucionin e hajdutllekut.

Jane vjedhur dhe shperdoruar para' pa fund dhe rezultati ka qene nje krim i vertete:

-Miliona karta identiteti,

-Qindra mijra numra telefoni,

-Qindra mijra targa makinash,

-Qindra mijra lista rrogash jane ne duar te krimit dhe te mafias.

-Siguria kombetare e tronditur ne themel

-Siguria personale e qytetare te mes te kater rrugeve

-Siguria e bisnesit e shkaterruar katerciperisht.

-Siguria e cdo niveli ne rruge te madhe