"Shpirti i Labërisë" në Vlorë, 30 grupe polifonike sjellin këngët e tyre para turistëve
Mbahet në Vlorë edicioni i parë i festivalit të këngës polifonike me titull "Shpirti i Labërisë".
30 grupe folklorike nga të gjitha bashkitë e Labërisë do të performojnë para turistëve, por dhe banorëve. Emocioneve për të sjellë tingujt e isos i shtohet edhe pjesëmarrja e lartë.
"Unë jam shumë i kënaqur jo vetëm për organizmin, por dhe për rezultatin që patëm.Ishte më tepër se cfarë prisja. Kënga labe është e përbashkët për të gjithë por cdo fshat ka të vecantën e vet dhe ideja ishte për ta zgjeruar festivalin me këngë nga cdo fshat që të dilte tradita e secilit fshat," tha një nga pjesmarrësit.
Ruajtja e trashëgimisë mbetet sfidë e artistëve.
"Unë sot do të këndoj një këngë të tre brezave: atë që ka kënduar nëna ime, motra ime dhe unë që kam moshën e djalit të motrës e që i bie të jem brezi i tretë. Këngët polifonike që ka krahina e Vlorës duhet të vazhdojë si traditë brez pas brezi. Por më duket se të rinjtë nuk po e trashëgojnë.
Duhet të dalim dhe më shpesh pasi është mirë që këto gjëra të trashëgohen dhe të ecin sa më shumë. Më shumë do ti hyjnë në qejf të rinjve dhe më shumë do të përfshihen dhe të rinjtë për të përcjellë vlerat e vjetra," thonë pjesëmarrësit.
Për artëdashësit aktivitete të tilla duhet të jenë më të shpeshta për qytetin. Vetë Qytetarët e shohin isopolifoninë si tabanin e labërisë.
"Duhen bërë më shumë aktivitete të tilla se humbet tradita. Jehona labe duhet të triumfojë. Ky është tabani.
Ne jemi labë, preferojmë labërinë. Unë preferoj këngët e polifonisë.
Këto grupe janë fisnike dhe ne duam të argëtohemi," thonë qytetarët.
Për 30 grupet pjesëmarrëse në fund të aktivitetit juria me në krye Zhani Cikon do të shpërndarë tre cmimet e para, për fituesit.

