Incineratori i Tiranës, Noka: Firma e Veliajt i hapi derën e burgut Bllakos por ky mbeti jashtë, pse nuk flet SPAK?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar sërish këtë të shtunën për aferën e incineratorit të Tiranës.

Në faqen e tij në facebook ai ka publikuar një shkresë të firmosur nga Veliaj që sipas tij i hapi rrrugën e burgut deputetit Bllako por kryebashkiaku i Tiranës mbeti jashtë duke mbajtur fjalime.

Noka pyet SPAK se mban gojën mbyllur e po ashtu ju tërheq vëmendjen ambasadave të huaja se se pse mbyllin sytë.

Noka: Kjo firmë e Erion Veliajt i hapi rrugën e burgut Alqi Bllakos. Bllako ra brenda ndërsa Veliaj mbeti jashtë duke mbajtur fjalime. Me një firmë të hedhur, 91 milionë euro nga paratë e shqiptarëve shkuan në llogaritë e Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljas. Përse SPAK e mban gojën mbyllur për Erion Veliajn? Përse ambasadat i kanë mbyllur të dy sytë për kryebashkiakun e Tiranës? Kjo është Drejtësia e Re e shumëpritur? Ja ku e keni firmën. Ku po i kërkoni gjurmët?

Incineratori i Tiranës, Noka: Firma e Veliajt i hapi derën e burgut