Mbi 20 mijë pushues kanë marrë shërbim shëndetësor në zonat turistike, Manastirliu: Është lehtësi e madhe

Mbi 20 mijë pushues kanë marrë shërbim shëndetësor në zonat turistike.

Apeloi për vaksinimin anti Covid vijon edhe në qendrat shëndetësore verore, ku ka nisur të ofrohet edhe ky shërbim për qytetarët.

Një prej qendrave me fluksin më të lartë të pushuesve në zonat turistike është qendra shëndetësore verore Velipojë.

“Qendra shëndetësore e Velipojës ëshët një nga 29 qenrat e hapura shëndetësore për sezonin turistik. Është një nga qendrat me fluks të madh pushuesish dhe me një aktivitet të konsiderueshëm.”

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manactirliu në një vizitë në qendrën shëndetësore verore, Velipojë u shpreh se këto qendra janë lehtësi e madhe.

Ogerta Manastirliu: Është lehtësi e madhe ta marrësh shërbimin shpejt në qendër shëndetësore verore. Kështu dhe ju jeni më komod.

Punonjëse e qendrës: Stafi bashëpunun me urgjencën kombëtare. Kemi një ambulancë e cila është 24 orë në shërbim, të qendrës. Nëse kemi nevojë për suport është Spitali rajonal i qendrës.

Saakaq Manastirliu tha se do të vijohet i njëjti nivel gadishmërie.

Ogerta Manastirliu: Janë mbi 20 mijë pushuesit dhe turistët që kanë marrë shërbim deri tani në 29 qendrat shëndetësore verore në zonat turistike. Jemi të organizuar dhe do të vijojmë që të jemi në të njejtin nivel gatishmërie dhe alerti edhe përsa i përket identifikimit, diagnostifikimit të rasteve me covid19, duke qenë se edhe këto qendra ofrojnë gjithashtu edhe testimin falas.