Meta publikon karikaturën e Ramës: I preferuari për shkrime propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit

Në kulmin e debatit  për spiunët e ish-Sigurimit, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar karikaturën e kryeministrit Edi Rama në revistën "Në shërbim të popullit",  publikuar me 10 tetor 1983.

Meta thotë se Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit.

Meta: Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit. Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve. Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t'i dhënë ndëshkimin e merituar. Në foto: (Karikatura e Edi Ramës në revistën "Në shërbim të popullit", 10 tetor 1983)

Autoriteti i Dosjeve ka tensionuar jo pak politikën shqiptare me akuzat e fundit për përfshirjen e një politikani të lartë në dosjet e Ish-Sigurimit.

E tronditur nga këto aludimet, Partia Socialiste ka nxitur që të shkruajë me nxitim dy projektligje që më pas t’i depozitojë në Kuvend.

Mazhoranca, e shqetësuar për spiunët në politikë, kërkon që të dënonen krimet e së kaluarës duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve për të kaluar në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nësë kanë një certifikatë apo jo nga komisionet Mezini-Bezhani.

Meta publikon karikaturën e Ramës: I preferuari për shkrimeMeta publikon karikaturën e Ramës: I preferuari për shkrime