I vunë zjarrin mbeturinave, por dogjën tokat me të mbjella, tre të arrestuar në Berat. Kërkohet ndërhyrje nga ajri dhe për Dropullin

Një zjarr i papritur është shfaqur në fshatin Veterrik në Berat. Kanë qenë 3 banorë të fshatit ata që i kanë vënë flakën mbeturinave në tokat e tyre por më pas zjarri u ka dalë nga kontrolli dhe është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme toke me të mbjella.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrëfikës, që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit, ndërkohë që policia ka kapur në vendngjarje 3 zjarrëvënësit, të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, ku edhe do të japin deklaratat e tyre në lidhje me zjarrin.
Si pasojë e zjarrit, raportohet se janë djegur disa dynym toke me të mbjella në këtë fshat.
Zjarr i madh ka rënë në orët e para të mëngjesit dhe në lartesitë e fshatit Goranxi, Bashkia Dropull.
Ai mendohet se është provokuar nga barinj të cilët përdorin kullotat e zonës për ushqim për bagëtinë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse pasi terreni është shumë i vështirë dhe pamundëson ndërhyrjen me mjeteve.
Ështe kërkuar dhe ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit. Deri më tani janë djegur 5 ha pyll drurë të rrallë të llojit Prall dhe 10 ha kullota
