Fier/ Babë e bir i arrestojnë për kultivim, prodhim e shitje kanabisi, ikën djali tjetër. I sekuestrojnë dhe 48 mijë euro

Fier/ Babë e bir i arrestojnë për kultivim, prodhim e shitje

Babë e bir u arrestuan ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Policia ushtroi kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 163 bimë narkotike  2 armë gjahu pa leje, 2 automjete dhe 40.800 euro, 3000 dollarë të dyshuara të përfituara nga aktivitetet kriminale, si dhe dy makina, informoi sot policia e Fierit.   

Në pranga ra - Arshi Hoxhaj, 47 vjeç dhe djali i tij Eltjon Hoxhaj, 24 vjeç banues në Kreshpan, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Damirel Hoxhaj 23 vjeç

Operacioni kodua "Kreshpan" dhe u ndërmor pas një hetimi dy mujor dhe u ekzekutua nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Prokurorinë Fier.

Fier/ Babë e bir i arrestojnë për kultivim, prodhim e shitje

Fier/ Babë e bir i arrestojnë për kultivim, prodhim e shitje

Fier/ Babë e bir i arrestojnë për kultivim, prodhim e shitje