Lushnje/ Ndezin zjarre për të larguar karkalecin që po u shkatërron të mbjellat, banorët: Na rrezikohen shtëpitë e stallat

Fermerët në Lushnje kanë zgjedhur një mënyrë të rrezikshme për të luftuar me karkalecin që ka nisur t'i shkatërrojë të mbjellat.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vënia e flakës nuk është vetëm një mënyrë për të pastruar barërat e këqinj, por edhe për të larguar insektin e dëmshëm. Era por edhe temperaturat e larta bën që situata shpesh të dalë nga kontrolli.

Madje në Savër zjarri u përhap deri në afërsi të banesave.

Banorët janë detyruar të tentojnë shuarjen e flakëve me mjete rrethanore teksa në ndihmë u ka shkuar vetëm një zjarrëfikëse.

"Edhe kanalet që tha shteti i kemi bërë ja ku janë. Do ujë zotria po nuk vadit dot asgjë. Përkundrazi bëhet ferr e digjen dhe shtëpia e rrezikohen familjet," thotë një banor.

"Zjarrin e fikëm me shkurre, me fshesa të egra. Dola me vrap se më rrezikohet shtëpia, më rrezikohet malli se me ato ushqehemi. Ja zjarrfikësja, çfarë do fiki ajo me 5 litra ujë. Ky është shteti. Do digjen shtëpitë këtu, stallat të gjitha nëqoftëse nuk fiket," thonë ato.

Përgjegjësi i sektorit zjarrfikës Fatmir Bozi për shkak të pushimeve shprehet se kompetencat ia ka deleguar vartësve.