Njoftimi/ Sot ka vështirësi aksesi në shërbimet publike online, ja përse

Shërbimet publike online dhe faqet zyrtare të qeverisë online pritet të kenë probleme edhe sot bën të ditur Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Shkak është ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik për përmirësimin e mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online.

"Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me dije qytetarëve shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.
Kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike."