Sindikalistët italianë përshëndesin marrëveshjen e pensioneve për emigrantët

Sindikalistët italianë përmes Federatës Agroushqimore, ambientale e industriale Italiane kanë përshëndetur arritjen e kuadrit teknik të marrëveshjes së pensioneve për emigrantët mes Italisë e Shqipërisë.

Përmes një komunikate, kreu i Federatës, Onofrio Rota, shprehen se "është përmbushur një tjetër hap historik në të drejtën e njohjes së pensioneve të punonjësve emigrantë në pritje për shkak të një boshllëku të papranueshëm legjislativ.

Urojmë, shkruan Rota, që brenda një kohe të shkurtër të kryhen hapa të tjera për t'i dhënë rrugë kësaj nisme konkrete drejtësie sociale e integrimi.

Komuniteti i emigrantëve shqiptarë ka një rol parësor në industrinë agroushqimore italiane me mbi 34 mijë të punësuar regjistruar më 2021 e është ndër më të shumtit sëbashku me punonjësit marokenë, rumunë e indianë.

Kreu i Federatës Sindikaliste Agroushqimore, ambientale, industriale italiane, Onofrio Rota, në komunkimin e tij publik shprehet se "është e drejtë se pas vite e vite sakrificë pune që kanë pjekur dhe vitet e së drejtës së pensionit, emigrantëve shqiptarë t'u njihen kontributet e derdhura".

"Urojmë, shton ai, se marrëveshja mes Italisë e Shqipërisë të jetë një ogur i mirë dhe për të drejtat e emigrantëve të komuniteteve të tjera historike në Itali, si dhe një instrumet i vlefshëm për të reduktuar punësimin e parregullt."