Situata me vatrat e zjarrit në vendin tonë vijon të jetë shqetësuese
Situata me vatrat e zjarrit në vendin tonë vijon të jetë shqetësuese. Në 24 orët e fundit Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, ka bërë me dije se është arritur të shuhen 16 vatra zjarri. Ndërsa 2 mbeten ende aktive.
U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave: në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, në fshatin Mimias dhe në lagjen “Kala”, bashkia Berat, në fshatin Paulesh, bashkia Peqin, në njësinë administrative Shushicë, bashkia Elbasan, në fshatin Armen dhe në fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë, në fshatin Ardhasovë, bashkia Finiq, në fshatrat Bushat, Barbullush dhe Rranza, bashkia Vau - Dejës, në fshatin Shllak 1 dhe në Lagjen Tepe, bashkia Shkodër, në fshatin Seman dhe në fshatin Gorishovë, bashkia Fier, në fshatin Çiflig, bashkia Korçë.
Flakët vijojnë intensivisht në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë dhe në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe.
Ministria e Brojhtjes ka paraqitur dhe një panoramë të situatës.
“Për shuarjen e zjarreve gjatë 24 orëve janë angazhuar kapacitetet operacionale në nivel qëndror dhe vendor. Janë angazhuar 296 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 29 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.”
Përgjatë korrikut në të gjithë vendin janë shënuar me qindra vatra zjarresh por ende nuk ka të dhëna se sa është sipërfaqja e shkrumbuar.
Ka nisur dhe hetimi për shkaqet e zjarrit.
