Transporti “rrezik”drejt mbylljes, Qytetarët: Qeveria të plotësojë kërkesat

Unioni i Transportit Publik u kërkon institucioneve ndërhyrjen e shtetit për ti ndihmuar me miratimin e vendimit subvencionues për vijueshmërinë e paketës antikrizë ose në pamundësi të saj rritjen e çmimit të biletës. Në rast të mosreagimit operatorët janë shprehur se në muajin gusht s'do të ketë më abone, duke shkuar drejt mbylljes.

Unioni i Transportit Publik i kërkon institucioneve shtetërore ndërhyrjen e menjëhershme për miratimin e vendimit subvencionues për vijueshmërinë e paketës antikrizë ose në pamundësi të saj rritjen e çmimit të biletës.

Në rast të mosreagimit, operatorët nuk mund të ofrojnë abonetë për muajin gusht duke shkuar në këtë formë drejt mbylljes totale.

Por pavarësisht kësaj kërkese, nga ana e institucioneve të paktën deri më tani nuk ka asnjë reagim, veprim ky që mund të penalizojë qytetarët.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetatas më herët ka bërë një shkresë tjetër ku kërkon paketë ndihme, pasi nuk janë në gjendje për të përballuar kostot.

Por qytetarët thonë se qeveria duhet të plotësojë kërkesat e Unionit të Transportit Publik në mënyrë që të mos ketë rritje.

Ato thonë se të ardhurat e tyre nuk e përballojnë rritjen dhe shumë thonë që do detyrohen të ecin në këmbë.

Në kërkesën drejtuar institucioneve thuhet se operatorët do të shërbejnë deri më 30-31 gusht deri sa sa të mbarojnë rezervat e gjendjes së karburantit të akumuluar.

Sakaq këtë fundmuaji në pikat e shitjes kishte qyetarë që blinin abone, por numri i tyre është i limituar.