"Shkolla... spitale... edhe dy godinat e Drejtësisë së Re pa leje ndërtimi" Nis legalizimi i objekteve shtetërore

Në mbledhjen e fundit (29 korrik 2022) përpara pushimeve qeveria ka marrë vendim që përcakton procedurat e legalizimit të objekteve shtetërore.

Kreu i kadastrës, Artan Lame përmes një postimi në facebook duke njoftuar dhe për vendimin e rëndësishëm për shtetin që është marrë në mbledhje por që nuk u përmend dje nga asnjë ministër në daljet e tyre publike dhe duke pasqyruar gjëndjen e shtetit shqiptar në këtë aburditet tranzicioni.

Se shumica e ndërtimeve të veta shteti I ka pa leje ndërtimi.

“Para disa ditësh, kontatori i legalizimeve arriti shifrën e 250.000 legalizimeve. Tani na duhet të merremi seriozisht me këtë absurdin tjetër të tranzicionit, faktin që Shteti Shqiptar ka 30 vjet që shumicën e ndërtimeve të veta i ka pa leje ndërtimi dhe, për të kryer çdo proçedurë të mëtejshme me to, i duhet që paraprakisht t’i fusë në proçesin e legalizimeve.

Janë mijëra godina shtetërore të ndërtuara përgjatë këtyre tre dekadave me investime publike, për to janë bërë tendera, për të tjera janë marrë hua apo donacione nga organizma ndërkombëtare dhe askush nuk ka vrarë mendjen t’i pajisë me leje ndërtimi, megjithëse nga viti 93’ ligji e kishte të detyrueshme këtë gjë. Bëhet fjalë për godina administrative, shkolla, spitale, për qendra të ndryshme, magazina, tregje, institucione, e plot e plot të tjera si këto.”

Aq groteske është situata, sa që edhe dy nga organet kryesore të Drejtësisë së Re, na janë drejtuar ditët e fundit zyrtarisht për t’i ndihmuar, pasi nuk kanë asnjë letër për godinën në të cilën janë vendosur” shkruan Lame.

Jo verëm kaq

“Po të doni që ta rëndoj dorën, mund të them edhe që 90% e objekteve fetare të të katër besimeve, të ndërtuara përgjatë këtyre tre dekadave, janë ndërtuar pa leje, por për fat të mirë legalizimi i tyre ka ecur bajagi mirë, pasi rreth 70% e tyre janë legalizuar këto vitet e fundit (840 kisha, xhami e teqe të legalizuara deri tani).

I them të gjitha këto, jo për të qenë pjesë e skemës “pupupu, si e lanë ata, e shiko çfarë bëmë ne”, por për t’ia thënë njëri-tjetrit në sy të vërtetën tonë, që kjo është shoqëria shqiptare që ka prodhuar këtë shtet, që të paktën pak nga pak po përpiqet të sistemojë dhe të disiplinojë veten” shkruan Lame.