Asfiksohet nga tymi i zjarrit një banor i fshatit Frashtan në Dropull
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2022, 18:48
Është afiksuar nga tymi i zjarrit një banor i fshatit Frashtan.
Bëhet fjalë për banorin Kristo Ziso.
Ai është gjendur i asfiksuar në hyrje të fshatit të tij pas avancimit të flakëve nga maja e malit drejt zonave të banuara, një prej të cilave është dhe fshati Frashtan në Dropull.
Personi i asfiksuar është shoqeruar në gjendje të rënduar në Spitalin e Gjirokastrës, pritet të niset në Janinë.

