Korçë/ Dyshohej se do kryente një vrasje me pagesë, 26 vjeçari me armë me vete kishte disa muaj që kishte dalë nga burgu

26 vjeçari i arrestuar mbrëmë në Korçë,  dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë informoi sot policia e Korçës.

Klajdi Asllani kishte disa muaj që kishte dalë nga burgu dhe mbrëmjen e 29 korrikut 2022 u arrestua në kuadër të operacionit "Matrix".

"Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që kishte dalë muajt e fundit nga burgu, dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë" informoi policia.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

I riu kur e ka parë se ishte pikasur nga policia  në lagjen nr 14, ka tentuar të largohet duhe hedhur armën që kishte me vete në një kosh.

"Shërbimet e Policisë, falë koordinimit të veprimeve, kanë bërë të mundur lokalizimin 26-vjeçarit në lagjen nr. 14, Korçë. Ky shtetas, sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e Policisë, është përpjekur të largohet me shpejtësi dhe ka nxjerrë nga brezi, armën e mbushur, të cilën e ka hedhur në një kosh, në anë të rrugës. Arma u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale," deklaroi policia.

Asllani është arrestuar për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", një 17-vjeçar, që, në momentin e kapjes, ka qenë i shoqëruar me Klajdi Asllanin. 17-vjeçari dyshohet që ka pasur dijeni se Asllani mbante me vete armë zjarri.

Vijon puna intensive, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, të cilat, për arsye hetimore, nuk i bëjmë dot me dije.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme. 

Korçë/ Dyshohej se do kryente një vrasje me pagesë, 26 Korçë/ Dyshohej se do kryente një vrasje me pagesë, 26