Situatë kritike e zjarreve në Dropull, rrezikohen banesat

Zjarret po paraqesin një situatë kritike në Dropull.

Flakët e zjarrit po avancojnë drejt zonave të banuara.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se era e fortë ka avancuar flakët që po depërtojnë në afërsi të oborreve të banesave në tre fshatra të Dropullit. Është përfshirë nga flakët një kasolle bagëtish.

Zjarri është gati 100 metra larg zonës se banuar në fshatrat Lugar dhe Gorricë.

Zjarri po përparon  drejt Qafë së Muzinës.

Forcat zjarrfikëse dhe banorët e këtyre fshatrave si dhe vullnetarë të zonës po punojnë me intensitet për shuarjen e flakëve.

Skaq bëhet me dije se ka vijuar operacioni nga ajri për shuarjen e flakëve.