Shkodër, vatër e madhe zjarri në Prekal
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 30 Korrik 2022, 16:43
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në qarkun e Shkodrës, në zonën e Prekalit.
Flakët kanë krijuar një situatë problematike në zonë, e cila shfrytëzohet gjatë verës për plazh, në brigjet e Kirit.
Dyshimet janë se mund të ketë qenë një zjarr i qëllimshëm, ndërsa është kërkuar ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.
Për shkak të terrenit ndërhyrja është e vështirë dhe mund të kërkohet shuarja e flakëve nga ajri.
