Të maskuar dhe me biçikletë, ky është momenti kur 2 të rinj vendosin tritolin në biznesin e Ronaldo Petit (VIDEO)
Ora News siguron momentin kur 2 persona të pa identifikuar nga policia vendosin një sasi tritoli në derën e biznesit të Ronlando Petit mëgjesin e kësaj të enjte, (28 korrik).
Siç dallohet edhe në pamjet e kamerave të sigurisë 2 persona lëvizin me biçikletë në zonë dhe për një moment ata ndalen para derës së dyqanit, i cili ndodhet tek liqeni i thatë në kryeqytet. Të dy personat janë të maskuar me kapele dhe me maskë anti-covid dhe njëri vendos tritolin me fitil ndezës dhe me pas largohen të dy me biçikletë.
Sipas informacioneve nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale e ndërsa dyshohet se ky shpërthim ka si qëllim përçimin e mesazhit ndaj Ronaldo Petit.
Personi në fjale është marrë në pyetje por nuk ka dhënë detaje të reja për hetimin. Dyshimet e policisë janë për ndonjë konflikt që Peti mund të ketë pasur kohëve të fundit por po shikohet edhe konkurrenca në zonë.
