Autoriteti përplas Vasilin me Nikollën: Kuvendin e vendosët në funksion të skenarëve politikë; Kryeparlamentarja: Kishte interes të madh

Deputeti Petrit Vasili ju drejtua sot me një kërkesë zyrtare për informim kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla lidhur me atë që ai e quan “aferën e Autoritetit të Dosjeve”.

Ne letren e tij, Vasili e akuzon Nikollën se e ka vendosur Kuvendin në funksion te skenareve te neveritshem politike.

“Keqpërdorimi dhe shpërdorimi skandaloz i Kuvendit të Shqipërisë duke e vendosur ate në funksion të skenarëve të neveritshëm politike, të ndërtuar me regji të qeverisë e për qëllimet e saj, e me skenare te ngjashem me ata te Sigurimit të Shtetit të dikurshëm dhe të banuar mbi letra anonime e së tjera perversitete antiligjor e antishtet, ju ngarkon me përgjegjest teper te rende”, shprehet Vasili.

Në përgjigje të akuzave, kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, thotë se  dekarata e saj erdhi nisur nga interesimi i madh i mediave dhe informoi mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në një shkresë që i ka dërguar parlamentit, bën të ditur se emri i ish-presidentit Ilir Meta figuron në dokumentat e krijuara nga strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit.

Meta ka marrë më herët çertifikatën e pastërtisë nga dy Komisionet e mëparshme të ngritura në vitet ’90, por dhe nga vetë Autoriteti i Dosjeve, në prill të vitit 2017.

Letra e Vasilit

Ju keni dale dje publikisht dhe informuat publikun se ishit shume e tronditur nga një letër, bazuar mbi email anonim, që ju paskesh dërguar Autoriteti i Dosjeve. Gjithashtu ju, i deklaruat publikut se keni thirrur me urgjence dhe keni informuar Kryetaret e Grupeve Parlamentare dhe Kryetarët e Komisioneve te Ligjeve dhe të Sigurisë.

Kerkoj nga ju qe te me informoni lidhur me këtë letër, që ju tronditi kaq shume e që siç mësojmë nga mediat eshte thjesht bazuar mbi nje fare e-mail anonim.

Keqpërdorimi dhe shpërdorimi skandaloz i Kuvendit të Shqipërisë duke e vendosur ate në funksion të skenarëve të neveritshëm politike, të ndërtuar me regji të qeverisë e për qëllimet e saj, e me skenare te ngjashem me ata te Sigurimit të Shtetit të dikurshëm dhe të banuar mbi letra anonime e së tjera perversitete antiligjor e antishtet, ju ngarkon me përgjegjest teper te rende.

Eshte fakt që Ju nuk u tronditet aspak dhe as nuk Informuat fare deputetet. kur Kuvendi i Shqiperise, qe ju drejtoni, fallsifikoi dhe manipuloi haptas dhe ne menyre skandaloze dokumentet, qe i dergoi Gjykates Kushtetuese ne rastin e kerkeses per shkarkim te Presidentit Z.Ilir META, me qellim manipulimin dhe mashtrimin e Gjykates dhe duke keqperdorur Kuvendin e Shqiperise per kete qellim ulet, e per te cilin Kuvendi eshte i paditur ne SPAK si kurre ndonje here me pare ne historine e tij.

Detyrimi për informim nga ana juaj është një detyrim i pakapërcyeshëm sepse Kuvendi i Shqipërisë as ka qenë dhe as do të jetë pronë e Kryetarit të Kuvendit, por është institucioni themelor nga buron Republika jonë Parlamentare dhe ku ekzistenca e ketij Kuvendi janë vetem tërësia e njeqind e dyzet deputetëve te barabarte e të zgjedhur me votën e popullit.

Dua t’ju kujtoj që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo edhe publikisht u jam drejtuar mjaft herë edhe me pare për bllokimin skandaloz të projektligjeve tepër të rëndësishëm deri dhe atyre, që reflektojnë vendime të Gjykatës Kushtetuese, por ju as nuk jeni tronditur dhe as nuk keni lëvizur gishtin për të bërë dhe atë pak detyrë administrative, qe keni.

Duke qenë se, tronditja juaj e madhe në një ditë të nxehtë vere, qe lindi pas një letre anonime ju shkaktoi nje shqetësim kaq të madh. ju kërkoj sërish të na vini në dispozicion kété informacion, pasi ju kujtoj se lidhur me te drejten per informim nuk ka asnjë të privilegjuar në Kuvendin e Shqiperisë ku një Kryetar Kuvendi e ca kryetar grupesh paskan te drejten te informohen, ndersa deputetëve u mohohet kjo e drejte legjitime dhe fondamentale.

Përgjigjia e Nikollës

Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, nr. 2665, datë 28.07.2022, Ju bëj me dije si më poshtë: Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit.

Në deklaratën time të datës 27 korrik, nisur nga interesimi i madh i mediave, informova mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i cili raporton në Kuvendin e Shqipërisë, “Informacion mbi disa çështje të cilat Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ndesh gjatë punës së tij të përditshme”, të cilën e gjeni bashkangjitur.

Është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit.

Autoriteti përplas Vasilin me Nikollën: Kuvendin e vendosëtAutoriteti përplas Vasilin me Nikollën: Kuvendin e vendosëtAutoriteti përplas Vasilin me Nikollën: Kuvendin e vendosët