SPAK sekuestron pasurinë e biznesmenit Anton Gjinaj
Njëzetë e tre pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina janë sekuestruar nga SPAK, të cilat ishin në pronësi të biznesmeni, Anton Gjinaj.
Anton Gjinaj lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, rezulton i dënuar në Spanjë në vitin 2010, me 8 vite burg e 9 muaj, për trafikimin e 50 kg heroine.
Anton Gjinaj u arrestua në prill të vitit 2021 në Malin e Zi nga Interpol, ndërsa rezulton të jetë pronar i kompanisë së ndërtimit "Alesio-2014", e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK, në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë.
Gjinaj aktualisht po vuan dënimin në burgun e Reçit në Shkodër, pasi është sjellë nga Spanja disa javë me parë më parë.
Biznesmeni Anton Gjinaj është ndjekur nga DEA amerikane për drogën në Spanjë, e cila i ka sjellë provat autoriteteve shqiptare.
