100 vjet së bashku Shqipëri - SHBA, Rama vlerëson Enver Hoxhën: Pa SHBA-në Shqipëria s’do mund të mbrohej nga xhagajdurët e vet

“Enver Hoxha ka punuar më shumë se të gjithë për këtë ditë që ne sot jemi këtu”, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri - Shtetet të  Bashkuara të Amerikës. Rama vlerësoi më shumë rolin e diktatorit komunist duke thënë se ai ka punuar gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-ve. Ndërsa Presidenti Bajram Begaj vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të Presidentit Uillson në mbrojtjen e Shqipërisë nga copëtimi.

Në ceremoninë e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri - SHBA, ishte kryeministri Edi Rama që u ngjit në podium para kreut të shtetit për të dhënë fjalën përshëndetëse.

Pavarësisht diktaturës, Rama theksoi se ajo mbyllje i shndërroi shqiptarët në më të dashuruarit me SHBA

Edi Rama: "Në njëfarë mënyre, Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se të tërë për këtë ditë që ne jemi sot këtu dhe për thellësinë dhe dashurinë pa kushte, ende pa kushte sot për sot, të shqiptarëve ndaj Shteteve të Bashkuara, ka punuar thuajse gjysmë shekulli, për ta kthyer Shqipërinë dhe për t’i kthyer shqiptarët në dashnorët më të paepur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Duke u përqendruar në aktualitetin politik ai theksoi se pa shba  Shqipëria nuk do të ishte sot në momentin e reformës në drejtësi.

Edi Rama: "Nëse do ta parafytyronim për një moment të vetëm rrugëtimin e këtyre 30 viteve, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse mund të kishim lirinë dhe mund t’i kishim hapur vetes rrugën për të ndërtuar demokracinë,  e marrim vetë me mend se çfarë do ishte Shqipëria sot; gjithçka tjetër, por jo një vend ku po zhvillohet një reformë e thellë në drejtësi, gjithçka tjetër, por jo një vend ku vazhdon përpjekja e përditshme për t’u ndarë nga e shkuara, gjithçka tjetër, por jo një vend dhe popull i mbrojtur nga vetë xhagajdurët e tij, që kanë qenë historikisht arsyeja kryesore pse shqiptarët nuk kanë mundur të nxjerrin në pah të gjithë potencialin e tyre"

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, dha qëndrimin e tij fill pas Ramës ku nënvizoi rolin e Presidentit amerikan Uillson

Bajram Begaj: "Ishte Presidenti Uillson  që, me vizionin dhe përkushtimin e tij për një rend të ri botëror dhe një diplomaci të hapur, u bë mbrojtësi më i fuqishëm i pavarësisë dhe moscopëtimit të trojeve të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris. Ishte pikërisht kjo mbështetje e fuqishme që hodhi bazat më pas për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike si sot 100 vjet më parë"

Më herët Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka tha se marrëdhënia e Shqipërisë me SHBA-në ka rezistuar dhe nuk u zhbë, pasi ngrihet mbi ndjenja të sinqerta.

100 vjet së bashku Shqipëri - SHBA, Rama vlerëson Enver

100 vjet së bashku Shqipëri - SHBA, Rama vlerëson Enver