Aksident në aksin Thumanë-Milot pranë fshatit Gjorëm, plagoset drejtuesi i autoveturës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2022, 14:39
Një aksident ka ndodhur në aksin Thumanë-Milot pranë fshatit Gjorëm.
Drejtuesi i një autoveture e cila po lëvizte në drejtim të veriut ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore.
Drejtuesi i cili lëvizte i vetëm ka marrë plagë të rënda.
Autoambulanca e Laçit e ka dërguar në Spitalin e Traumës.
Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti.
