Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, kamioni përplaset me mjetin tip "Benz"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2022, 14:22
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme (28 korrik) rreth rreth orës 13:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec
“Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin J. M., me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin N. N.”, njofton policia.
Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi J. M., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
