Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Vlorës pezullon nga detyra 2 punonjës
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra 2 punonjës të Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
2 punonjësit e pezulluar janë inspektor me inicialet I. LL., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë dhe inspektori R. Y., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
Mbi to rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj tyre.
“Nga hetimet e procedimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është arritur të dokumentohet me prova ligjore, se në disa raste punonjësit e policisë kanë konsumuar gjatë ushtrimit të detyrës elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, duke favorizuar shtetas në shkelje të ligjit përkundrejt përfitimit monetar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
