Veliaj nuk ndal fondet për parkun Rinia, jep 35 mijë euro vetëm për sistemin e vaditjes
Bashkia e Tiranës nuk ndalon së dhëni para për parkun Rinia për të cilin hedhja e dheut për disa kodërza dhe disa rrjeta rrethuese për katëputroshët dhe disa pemë kushtoi jo pak por 1 miliardë lekë.
Kur kanë kaluar vetëm dy vite Erion Veliaj ka vendosur të ndërhyjë sërish me para shtesë. Dje ju informuam për prokurimin me vlerë 4 milionë lekë që do të hidhen për rehabilitimin e shtresave në zonën e lodrave.
Por nuk është vetëm kjo, një tjetër prokurim që do të kushtojë 3 milionë e 900 e 90 mijë lekë, ose mbi 35 mijë euro, do të jepen këtë radhë për sistemin e vaditjes.
Në garë ka marrë pjesë vetëm kompania gjelbërimi dhe detyrimisht është shpallur edhe fitues.
Ndërkaq 108 mijë lekë do të jepen për mbikqyrjen e punimeve.
Ende nuk është e qartë se përse kjo ndërhyrje në një kohë të shpejtë kur në fakt parku rinia iu nënshtrua ndërhyrjes me një fond të lartë në atë kohë.
Megjithatë në të katërt procedurat është vënë re mungesa e garës, ndaj dhe në tre prej tyre open data ka ngritur flamurin e kuq duke sinjalizuar mungesën e garës.
Por edhe pse u inagurua me bujë por duke vazhduar të marrë sërish para nga taksat e paguara në Tiranë, pak kush shqetësohet për verifikimin e situatës.
