Ilir Meta: Qëllimi i Partisë së Lirisë Referendumi, kërkoj mbështetjen tuaj

“Koha për të përveshur mëngët”, nisi Ilir Meta fjalën e tij në takimin me të rinjtë e Partisë së Lirisë. Ai theksoi më tej se Shqipëria është në një drejtim të gabuar, por nuk do të jetë më kështu duke u fokusuar te shpopullimi si një dramë dhe armik të së ardhmes së vendit.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta mbajti një takim me strukturat rinore të Partisë së Lirisë. Teksa u ndal tek braktisja e vendit nga të rinjtë, Meta tha se me këto ritme Shqipëria do të përgjysmohet pas disa dekadash.

Ilir Meta: 65 % e te rinjve dhe të rejave që kanë studiuar jashtë nuk duan të kthehen. 79% e aplikantëve për azil jashtë vendit janë nën moshën 34 vjeç. Me këto ritme, Shqipëria do të përgjysmohet pas disa dekadash, do të ishte tretje përfundimtare e vendit dhe kombit. Është një detyrë patriotike, të bëjmë një kthesë të madhe dhe të fuqishme. Ti japim perspektivë rinisë.  

Meta tha se qëllimi i Partisë së Lirisë është Referendumi ndaj dhe kërkoi mbështetjen e të rinjve për këtë synim, ku prioritet është korrupsioni.

Ilir Meta: Referendumi nuk është një mjet, por është mjeti kryesor që populli dhe sovrani të kenë nën kontroll klasën politike. Referendumi është fuqia e vetë popullit. Referendumi, fuqia e prindërve tuaj dhe e juaja. Kjo qeveri prioritet ka korrupsionin, korrupsionin. Të ardhurat e tatimeve dhe doganave më të ulëtat në rajon. Vjedhin doganat, vjedhin tatimet. Shikoni mbështetjen që jepet për bujqësinë, për agrobiznesin.

Meta deklaroi se Me këtë politikë, Shqipëria do të ecë në rrugën e shpopullimit.

Ilir Meta: Aleancë mbarëkombëtarë për t’i thënë ndal shpopullimit. Të ndërtojmë politika, afat shkurtra, afat mesme, afat gjata për shpopullimin.