Tiranë/ I vendoset eksploziv servisit të makinave afër Liqenit të Thatë

I është vënë eksploziv një servisi automjetesh në Tiranë.

"Në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një servis automjetesh, në pronësi të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse”, njofton policia.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.