Sarandë, kapet teksa po vadiste bimët e kanabisit, 37-vjeçari përfundon në pranga së bashku me vëllain
Një 35 vjeçar është vënë në prangat e policisë pas është kapur në flagrancë teksa po vadiste bimët narkotike. Në pranga është vënë edhe vëllai i tij, i dyshuar si bashkautor.
Arrestimi i tyre është bërë i mundur falë operacionit policor të koduar “Fields”.
“I arrestuari është 35-vjeçari me inicialet V. B., i cili u kap në flagrancë duke vaditur bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Vrinë, Sarandë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 38 vjeç (vëllai i shtetasit V. B), i dyshuar si bashkautor në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.
Gjatë kontrollit të banesës së tyre në Shëndëlli, Konispol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, si dhe një armë gjahu me një sasi municioni luftarak, të cilën këta shtetas e posedonin me leje.
Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.
