Zjarret shkrumbojnë kodrat me ullinj
Në Mirditë, Kurbin, Prrenjas, Lushnje, Fier dhe Vlorë zjarret shkrumbuan sipërfaqe të mëdha, duke rrezikuar në disa raste edhe banesat. Në të gjitha rastet dyshohet se zjarrëvënia ka qënë e qëllimshme por ende asnjë piroman nuk ka përfunduar në prangat e policisë.
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu zonën e quajtur Qafa e Lalarit në Fier pasditen e të enjtes.
Të ndihmuara edhe nga era flakët u përhapën në kodrat me ullinj.
Për pasojë me dhjetra rrënjë u shkrumbuan e dëmtuan.
Zjarri rrezikoi edhe banesat aty pranë.
Në vendngjarje mbërritën focrat zjarrfikëse të Patosit dhe Albpetrolit, por terreni i thyer vështirësoi punën për vendosjen e flakëve nën kontroll.
Thuajse të pamundur e patën ndërhyrjen forcat zjarrfikese në kodrat me ullishte mes fshatrave Karbunarë dhe Balaj.
Zjarri nisi rreth mesditës dhe shkrumboi sipërfaqe të mëdha.
I rrezikshëm ishte edhe zjarri që ra në fshatin Peshkëpi të Vlorës.
Flakët u përhapën deri pranë shtëpive të fshatit.
Në të gjitha rastet dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme por ende asnjë piroman nuk ka përfunduar në prangat e policisë.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se te enjten ishin aktive edhe vatrat në Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë, Fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin dhe Fshatin Qukës Skënderbej, bashkia Prrenjas.

