Revista "Letra”, departamenti i Letërsisë sjell shkrimtarët e njohur

Pena të rëndësishme dhe njerëz të mëdhenj të letërsisë si brenda dhe jashtë vendit që shkruajnë për letërsinë dhe përgjithësisht për librin shqip janë ndërthurur në numrin e dytë të revistës "Letra", e sjellë nga Departamenti i Letrësisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.Prof .Asoc Dhurata Shehri u ndal tek dy të vecanta që ofron kjo revistë: sjell një nga emrat e mëdhenj të letërsisë botërore Philip Roth dhe në numrat e ardhshëm revista vjen edhe me një cmim për librat me të mirë të botuar origjinal në shqip.Pas botimit të numrit të parë, "Letra" në numrin e dytë i drejtohet dhe i vjen në ndihmë një publiku të gjerë ,duke sjellë një punë të shkëlqyer. Revista është e ndarë në intervista, dosje, kritika , malli i stampës i cili këtë herë ka në fokus shkrimtarin e madh Mjeda, recensione, dokumente si edhe informacion mbi librat e rinj.