Rrezikoi të mbytej në det, ardhja në kohë e ambulancës shpëton turisten nga Kosova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2022, 18:00
Një pushuese 75-vjeçare është rrezikuar të mbytet ne plazhin e Shengjinit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qendër të plazhit, ndërsa e moshuara është dërguar me urgjence në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Ka qenë reagimi i shpejtë i autoambulancës me personel mjekësor, të cilët sapo janë njoftuar në numrin 127, kanë mbërritur në vendin ku ishin sinjalizuar, duke arritur të shpëtojnë pushuesen nga Kosova, e cila tashmë e ka kaluar rrezikun për jetën.